Prage - Karlovi Vari - Budapest

Klasi:

4

Cmimi:

499 Euro (për person)

Pershkrimi i Ofertës:

PRAGA, “Qyteti i njëqind kullave…”

Dita 1-rë

Fluturim me Malev për në kryeqytetin e kulturës, Prage. Në mbërritje njohje me programin e ditëve në vijim,transferta dhe sistemimi në hotel, ndër më  uniket si nga vendodhja dhe nga  shërbimi mjaft elegant qe ofron.

Darka dhe kalimi i mbrëmjes sipas deshirës.


Dita 2-te

Mbas mëngjesit, nën orientimin e guides do të nisë  turi i Prages, kryeqyteti dhe njëkohesisht qyteti më i madh i Republikes Ceke. I ndodhur  pranë lumit Vlata dhe qënder e Bohemias, Praga mbetet qëndra e historisë dhe e kulturës së Cekisë sikurse  e renditur në vendet me trashëgimi botërore(UNESCO) .

Vizitat fillojnë me shëtitjen dhe hyrjen në  kompleskin e magjishëm të Kështjelles së Pragës  ku do te  vizitojmë  madhështoren Katedrale te  Shën Vitus,  Pallatin Mbretëror me arkitekturën antike ,pa lënë mënjane Rrugicën e Artë tepër sharmante. Më pas turi do të vazhdojë në drejtim te Lumit Vltava dhe  në drejtim të Qytetit të Vjetër për të zbuluar dhe njohur me origjinën e një ndër qyteteve më të vjetra te mesjetës.  Një shëtitje pergjatë së famshmes Ura e Karlit, si më e vjetra urë këmbesore në Pragë dhe në përfundim një ndalesë në një nga vëndet më të famshme historike në Europë , Sheshi I Qytetit të Vjetër ku pasqyrohen stile të ndryshme arkitekturore duke përfshirë kishat në stilin goteks e barok në mes të të cilave gjendet dhe Ora Astronomike  e qytetit, ndërkohe që nga kulla e Bashkisë së Qytetit te Vjeter ofrohet  një pamje madhëstore e këtij qyteti e cila shënon dhe përfundimin e turit ditor. 

Kthimi në hotel dhe mbrëmja  e lirë .


Dita e 3-te

Mbas  mëngjesit dhe nën orientimin e guidës , do te vizitohet Karlovi Vari. Kjo qendër SPA eshte ndër më te vjetrat , më e madhja  dhe më e  rëndësishmja në Republikën Ceke, ndodhet  125km nga Praga . Duke filluar që nga shekulli i 14-te kur Charlesi IV themeloi Karlovi Varin ,burimet përdoreshin si kura termale dhe ku personazhe të shumta dhe tepër te njohur kanë qëndruar në keto banjo termale ,duke përfshirë Mozart, Gete dhe Karl Marks.  Në mbarim te vizites relaksuese , kohë për te shijuar drekën në një ndër restorantet lokale. 

Kthimi në hotel në mbrëmje .


Dita e 4-te

Mbas mëngjesit , kohë e lirë për shopping ose për të shijuar ambjentet e hotelit.

Mbas dreke nisje e organizuar drejt aeroportit.

Mberritja ne Budapest shenon dhe fillimin e turit ditor të këtij qyteti ku  do ju jepet mundësia të njiheni me atraksionet kryesore të Budapestit, magjinë e lumit madhështor të Danubit dhe “Ura Lidhëse “ e cila simbolizon lidhjen e vetme dhe të përherëshme që nisi në shekullin e 19-të.

Udhëtimi do të vazhdojë më tej me vizitën në Sheshin e Heronjëve  ndërtuar në 1896, Basilikën e Shën Stefanit , kisha më e madhe në Budapest me një kapacitet  8.000 veta. Me pas drejtohemi në rrugët e “Lagjes Kështjellë” ndër më tërheqëset, pasqyrë e historisë së këtij qyeti , ku do  ndeshemi me Kishën Matias, jo vetëm e famshme për nga periudha e ndërtimit por konsideruar ndër monumentet më me vlerë të Budapestit e njohur gjithashtu  si Kisha e Mbretërimit   ku jane pagezuar shumë mbretër Hungarez. Shetitje përgjatë Bastionit ë Peshkatarëve për të shijuar pamjen  mahnitëse të  dy pjesëve të urës që ndajnë qytetin  në atë të Budës dhe Pestit, kjo pamje magjëpëse  shënon dhe përfundimin e kësaj vizite.

Transferta në mbrëmje dhe fluturimi për Tiranë me Malev.

Detajet e Rezervimit:

Përfshihen ne program:

  • Udhëtimi me avion vajtje-ardhje
  • Transfertat sipas  programeve
  • 3 netë akomodim ne hotel 4*+
  • Mengjeset
  • Dreka ne Karlovi Var
  • Turi i  PRAGES
  • Hyrja ne Keshtjellen e Prages
  • Eskursioni ne KARLOVI VAR
  • Turi I BUDAPESTIT
  • Asistenca dhe guida në shqip

Kontakti:

Për rezervime kontaktoni Global Travel 042235501 /2268888, ose na shkruani me e-mail në formën këtu!

Destinacioni:

Prage - Karlovi Var & Budapest

Periudha:

08Mars - 11 Mars - 3Netë / 4Ditë

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites Custom Crafted Websites